×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla thotë se nga kjo datë kosovarët mund të shkojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Insajderi
    23 January 2024 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se që nga 22 shkurti i këtij viti kosovarët mund të shkojnë për në Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza.

    Gërvalla njoftoi se sot është pranuar nota verbale nga MPJ-ja e emirateve, duke thënë se memorandum I mirëkuptimit do të hyjë në fuqi që nga 22 shkurti, raporton Gazeta Insajderi.

    “Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar  Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën  11.01.2024,  do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024”, ka thënë ajo në ‘Facebook’.

    “Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed  bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan”, vijon njoftimi I saj.

    “Kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, përfundon postimin kryediplomatja Gërvalla. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark