×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gërvalla veproi kundërligjshëm me 32 punonjës të shtetit, Insajderi sjell detaje nga vendimi i Këshillit

    Insajderi
    20 September 2022 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, njihet për skandalet e saj në aspektin diplomatik, atë të cilin e kryeson vetë për shtetin e Kosovës. Këtë herë, Gërvalla ka vepruar kundërligjshëm me 32 punonjës të shtetit, shkruan Insajderi.

    Insajderi

    Në një dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi nga vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, flitet për vendimet që janë marrë në mbledhjen e 13-të.

    Në atë takim gjithashtu është aprovuar monitorimi i jashtëzakonshëm për MPJD-në dhe është obliguar sekretari i përgjithshëm i MPJD-së që të zbatoj rekomandimet e dhëna nga raporti në afat prej 15 ditësh.

    “Aprovohet Raporti i Monitorit të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. 2. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raport, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi. 3. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës duhet të njoftohet me shkrim për veprimet e ndërmarra. 4. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.”, thuhet në dokument.

    Bazuar në dokumentin e siguruar nga Insajderi, ministrja Gërvalla ka vepruar në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L 114 për Zyrtarët Publikë.

    Kjo pasi nga Ministria e punëve të Jashtme dhe Diasporës janë publikuar 11 shpallje për ngritje në detyrë në disa pozita si:

    Udhëheqës i Divizionit për Organizatën e Kombeve të Bashkuara; Udhëheqës i Divizionit për Politika të Sigurisë; Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Kulturore dhe Sportive; Udhëheqës i Divizionit për Korrespondenca dhe Privilegje Diplomatike; Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale; Udhëheqës i Divizionit për NATO; Udhëheqës i Divizionit për Organizata Ndërkombëtare; Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen dhe Zbatimin e Legjislacionit; Udhëheqës i Divizionit për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare; Udhëheqës i Qendrës për Menaxhimin e Krizave; dhe pozitën e punës Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun.

    Kurse, nga nga administrimi i shkresave të lëndës Kolegji i Këshillit ka gjetur së Konkursi për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik i publikuar me datë 01.07.2022 në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk është shpallur në ueb faqen unike të procedurave të konkurrimit.

    “Kolegji i Këshillit konstaton së Shpallja e rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L 114 për Zyrtarët Publikë. Rrjedhimisht sipas vlerësimit të Kolegjit kjo mënyrë e shpalljes se rekrutimit është në kundërshtim me parimet e pranimit të zyrtarëve publike të përcaktuara me nenin 6 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publike”, thuhet në dokument.

    Meqë rast, pas gjetjeve, KPMShCK’ja ka rekomanduar sekretarin e Përgjithshëm të MPJD’së që të anuloj këtë konkursi.

    Ndër të tjera, Kolegji i Këshillit ka konstatuar se Shpallja e rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim edhe me nenin 38 paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publike.

    Si nisi rasti me 32 zyrtarët e MPJD-së?

    Kolegji i Këshillit duke qenë se ka të drejtën e monitorimit të proceseve në MPJD, kishte gjetur se Ministria kishte shpallur konkurs publik për rekrutimin e 32 zyrtarëve të misionit diplomatik.

    Konkursi i shpallur, sipas dokumentit të siguruar nga Insajderi ishte ‘mbështetur’ në disa pika.

    “Sipas shkresave të lendes konkursi në fjalë është shpallur në mbështetje të nenit 19 dhe 20 të LigjitNr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nenit 6 paragrafi 1 të Rregullores Nr.02/2009 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës se Kosovës, Udhëzimin Administrativ nr.02/2012 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2009 për Procedurat e Emërimit të Kandidateve për Nëpunës të Misionit Diplomatik, Planin e Personelit 2022 si dhe Vendimin e Nr.2394 të datës 30.06.2022 të Ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në dokument.

    Por, konkursi ishte shpallur në ueb faqe të Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por jo edhe në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ).

    Kjo doli të jetë në kundërshtim me ligjin, diçka të cilën Kolegji i Këshillit e konstatoi si të tillë.

    Raportimi i Gazetës Insajderi pas denoncimeve se Gërvalla po vepron kundërligjshëm

    Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës përmes një shkrese drejtuar ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës kishin treguar për rrjedhat e MPJ-së dhe sfidat përmes cilave po kalon Sindikata dhe për disa veprime që të njëjtit i konsiderojnë shkelje ligjore.

    Në dokumentin e siguruar nga Insajderi, thuhej se kjo sindikatë po degradon pamëshirshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme për disa arsye.

    “Te gjitha këto e kanë pikënisjen me sistemimin e zyrtareve të ish Ministrisë së Diasporës në pozitat kyle të MPJ-së (me theks të veçantë pozita e zv. Sekretarit te Përgjithshëm, Udhëheqësi i Zyrës se Personelit etj), të cilat jo vetëm qe ishin veprime të kundërligjshme, por ato janë Jashtë çdo kriteri legjislativ dhe logjikës së funksionimit të dikasterit të punëve te jashtme”, thuhet në dokument.

    Bazuar në shkresën që iu dërgua Gërvallës, këtij veprimi i kishte paraprirë krijimi i komisionit për sisteminin e zyrtarëve në MPJD, te cilët nuk kanë përfıllur parimin e ligjshmërisë dhe atë të transparencës.

    Në dokument thuhet se kanë vepruar në konfidencialitet, duke abuzuar me ligjin me interesa personale dhe “të këtij klani te instaluar në MPJD”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark