Presidenti i Getafe, Angel Corres ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Manchester United për një transferim të përhershëm për Mason Greenwood.
Cituar nga The Athletic, Corres tha: “Ne nuk kemi folur ende për çmimin, por duam ta blejmë përfundimisht atë”.
“Ne kemi biseduar për të parë situatën dhe për të parë atë që ata propozojnë sepse ka pasur edhe një ndryshim të aksioneve atje në Manchester United”.
“Por ne jemi ende të kënaqur me takimet dhe me video konferencat që kemi me ta”.
“Është ende herët të mendojmë ose të vazhdojmë edhe një sezon ose të propozojnë një çmim dhe ne do të angazhojmë të gjithë kontratën sepse kemi një përqindje dhe të blejmë pjesën tjetër.”
Duke lavdëruar angezin, Corres shtoi: “Unë besoj shumë në Greenwood. Nga këtu, ne vazhdojmë të punojmë periodikisht, vazhdojmë të takohemi me Manchesterin për të parë nëse ata janë të lumtur”.
“E vërteta është se ata janë të kënaqur me trajtimin, jo vetëm nga tifozët e Getafes, por edhe nga e gjithë Spanja. Tani duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë”.
“Nuk ka luajtur për 16 muaj dhe mendoj se në janar, shkurt do të arrijë të marrë ritmin. Ai do të na japë kënaqësi”, deklaroi Corres.
Greenwood ka dalë më mirë për skuadrën spanjolle sesa sulmuesit e United në Ligën Premier këtë sezon. Me katër gola dhe tre asistime në emër të tij, i riu thuhet gjithashtu se është i lumtur me jetën te Getafe. /Telegrafi/