Getoar Selimi është emër shumë i suksesshëm i estradës, i cili kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Përmes postimit të fundit, ai e thumbon dikë duke shkruar “Personat fallco nuk më befasojnë më, ata lojalët po”.
Ani pse nuk tregoi se për kë i kishte këto fjalë, fansat janë të bindur se ishte mesazh për Cozman, ngase disa të ngjashme i shkroi pas tij.
“Njerëzit fallco kanë një imazh për ta ruajtur. Atyre të vërtetë, nuk ju intereson”, ka shkruar Cozman në një postim.
Ndërsa, ai nuk e la me kaq dhe vazhdoi duke shkruar “Unë nuk kam shef…Askush nuk më tregon mua çfarë të bëj”.
Nuk dihet nëse këto kunja, dy reperët i kishin për njëri-tjetrin, por duket se ka të reja në raportin e tyre.