Insajderi
Show

“Të shtyn të dalësh nga vetja”, Geti flet për raportin me Marinën: Jemi shumë të kundërt

Insajderi
12 July 2025 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Të shtyn të dalësh nga vetja”, Geti flet për raportin me Marinën: Jemi shumë të kundërt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.

“Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.

Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.

“Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.

Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:

“Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark