×
  • Showbiz
  • Show

    Getinjo dhe Vivien habisin fansat me veprimin e tyre të fundit

    Insajderi
    17 August 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse disa javë më parë ata duket se pësuan një ‘krizë’ në marrëdhënien e tyre, reperi Getinjo dhe partnerja e tij Vivien Thano u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit duke treguar se ishin më më të lumtur se kurrë.

    Mirëpo çifti i ka habitur sërish ndjekësit me veprimin e fundit duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre pësoi sërish një krizë.

    Ata kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram si dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur në profilet e tyre, përveç njërës ku dyshja ishin të ftuar në një dasmë familjare.

    E teksa nuk dihet ende se çfarë ndodhi kësaj here mes tyre, kujtojmë se dyshja të cilët u njohën gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP Kosova’, e vazhduan edhe jashtë romancën e tyre e cila mesa duket po përjeton ulje-ngritje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark