Zayn Malik dhe Gigi Hadid raportohet se kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej.
Sipas “HollywoodLifecom”, ish-ylli i One Direction mendohet t’i japë modeles një dhuratë tepër speciale për ditëlindjen e saj më 23 prill dhe me shumë mundësi bëhet fjalë për një unazë diamanti.
Duket se marrëdhënia e Gigi dhe Zayn po shkon shumë mirë momentalisht, dhe se Gigi është duke u trajtuar si një mbretëreshë edhe në bazë të fotove që shihet me të dashurin e saj.
“Zayn është shprehur se ka vendosur t’i dhurojë Gigit një dhuratë të veçantë duke lënë kështu të nënkuptohet se bëhet fjalë për një unazë fejese”, shton një burim i afërt me çiftin.