Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, është duke e mbajtur konferencën e parë para dy ndeshjeve miqësore, raporton Insporti.com.
Giresse të premten e kaluar publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar dhe sot në këtë konferencë do të flet për dy sfidat e tij të para si përzgjedhës i Kosovës.
I pyetur për futbollistët të cilët thyejnë rregullat, ai ka thënë se nuk derën nuk ia mbyllë askujt por që do tentojë të rregullojë problemet që mund të ndodhin.
“Derën nuk ia mbylli askujt. Mirëpo gjithmonë varet nga situata dhe janë probleme që duhet të rregulluar. Varësisht prej rastit kemi me tentuar që t’i rregullojmë problemet, dera nuk është e mbyllur për askënd.
Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.
Më 29 mars, në Cyrih, po ashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.
Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.
Ndërsa, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00. /insporti.com/