Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës.
“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.
Trajneri francez, Giresse e konfirmoi edhe mungesën e Uran Bislimit, i cili është zëvendësuar me Blendi Idrizin.
Giresse bëri të ditur se ka në dispozicion 25 lojtarë.
Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.