Alain Giresse javën e kaluar është zyrtarizuar si përgjedhës i Përfaqësueses së Kosvoës, shkruan Insporti.com.
Disa ditë më pas, Giresse ka dhënë intervistë për mediumin francez “Europe.1” ku ka folur për rrugëtimin e tij të ri dhe planet me Kosovën.
Sipas trajnerit francez në Kosovë presin të gjithë rezultate të mira dhe të shpejta.
“Këto janë rrethanat dhe këto janë mundësitë. Unë e njoh Kosovën. Tashmë e kisha vizituar këtë shtet kur isha trajner i Senegalit. Kam kontaktuar me zyrtarë të futbollit atje. Rezulton se më kanë kontaktuar dhe kam dashur të jem në aksion, në aktivitet. Të gjithë presin që rezultatet janë të dukshme. Por duhet të dini se kjo kombëtare ekziston vetëm gjashtë vjet. Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë një ekip, me lojtarë të rinj që kanë filluar të forcohen”, është shprehur Giresse.
Tutje, ai tha se tani e pret Liga e Kombeve dhe që shpreson se mund të përparojnë si ekip.
“Është një punë ndërtimi dhe me Ligën e Kombeve që vjen (nga 2 qershori deri më 27 shtator), ne duhet të përparojmë. Unë kam qenë në vende të Afrikës dhe veçanërisht në Gabon (trajner midis 2006 dhe 2010) ku gjeta disi të njëjtat kushte”, deklaroi ish-përzgjedhësi i Senegalit.
Giresse ka kontratë me Kosovën deri në nëntor të vitit 2023 por që shuma e kontratës së tij nuk është bërë publike. /Insporti.com/