×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova me sistem për menaxhim të infrastrukturës së komunës

    Insajderi
    03 March 2016 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjakova është komuna e parë në Kosovë që ka ndërtuar Sistemin për Menaxhimin e aseteve te komunës.

    Ky sistem ka për qëllim rritjen e qytetarisë aktive në evidentimin e pasurisë komunale, prishjeve eventuale apo ndonjë raportim tjetër i cili duhet të jetë në vëmendjen e Komunës.

    Me anë të këtij sistemi pritet të rritet efikasiteti i reagimit dhe përgjegjësive të Komunës, por edhe lehtësohet raportimi i qytetarëve përmes formës elektronike të raportimit dhe marrjes së përgjegjës, njofton Komuna e Gjakovës përmes një komunikatë për media.

    Ky sistem në fazën e parë mundëson menaxhimin e rreth 2 mijë aseteve komunale, përfshirë shtylla ndriçimi, puseta, semaforë, ulëse të parkut, shenja të komunikacionit etj, që janë të regjistruara momentalisht në sistemin GIS.

    Kjo ka të bëj me rritjen e pjesëmarrjes aktive te qytetarëve në vendimmarrje, duke i ndihmuar komunës në menaxhimin më të mirë të aseteve komunale.

    Sistemi për Menaxhimin e Aseteve komunale është i bazuar në GIS (Sistemi Gjeografik i Informacioneve) dhe është i ndërtuar nga kompania ATI-KOS në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Si projekt është përkrahur nga OJQ RKE (Rinia Kosovare Evropiane) nga Gjakova si dhe është financuar nga KFOS./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark