×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjarpri shkakton kaos tek pushuesit në Greqi, vështirë se dallohet nga rëra e plazhit

    Insajderi
    03 August 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjarpër ka shkaktuar kaos tek pushuesit e plazhit Almyropotamos në Evia të Greqisë.

    Bëhet fjalë për një gjarpër peme, i cili hyn dhe del nga deti, megjithatë nuk besohet se është i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve të ndryshme, autoritetet ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë për ta larguar.

    Prania e këtij gjarpri ka shkaktuar pasiguri tek pushuesit e plazhit që vizitohet edhe nga fëmijët. Ditët e fundit zvarraniku ishte hasur shumë shpesh nga banorët.

    Videot të cilat ishin publikuar javë më parë në YouTube tregonin gjarprin duke notuar në det, dhe gjithashtu pasi doli në breg.

    Ajo që ishte tronditëse ishte se gjarpri kamuflohej lehtë në rërën e plazhit dhe vështirë se dallohej.

    Ky gjarpër jeton në pyje dhe zona të thata të Evropës Jugore, në vende të Ballkanit dhe të Azisë jugperëndimore.

    Më konkretisht në Evropë, zvarraniku gjendet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali, Mal të Zi, Slloveni, Greqi dhe Kroaci. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark