×
Show

Gjashtë mënyra që ndihmojnë largimin e rrathëve poshtë syve

Insajderi
07 May 2016 - 15:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Keni provuar gjithçka, por ende vuani kompleksin e heqjes së rathëve të errët poshtë syve? Në vend që çdo ditë të aplikoni korrektor, provoni disa nga këto receta natyrale që ju ndihmojnë për të reduktuar nxirjen nën sytë apo qeskat poshtë syve.

Flini në shpinë

Fjetja në bark apo anash ndikon që gjatë natës të akumulohet lëng, gjë që shkakton rrathët e errët poshtë syve apo qeskat e fryra. Mundohuni të flini në kurriz apo shpinë dhe ngritni kokën mbi jastëk.

Qumësht i ftohtë

Thithni pecetat në qumësht të ftohtë dhe aplikojeni në sytë e mbyllur. Acidi laktozë që gjendet tek qumështi përmban zbutës dhe ushqen lëkurën tuaj. Qumështi përmban proteina, enzime, aminoacide dhe antioksidantë që e forcojnë dhe ripërtërijnë lëkurën e dëmtuar.

Qeska të çajit të gjelbër

Mbani rreth syve qeskat e çajit të gjelbër që paraprakisht kanë vluar, por vendoseni pasi të ftohen. Mbajini për disa minuta dhe ky trik padyshim që ndihmon në çlodhjen e syve, sepse kafeina që gjendet në çaj, ngushton enët e gjakut poshtë syve dhe redukton skuqjen. Përveç kësaj, çaji shtrëngon lëkurën nën sytë.

Rrathë trangujsh

Trangujt përmbajnë antioksidantë të cilët reduktojnë acarrimin. Megjithatë, truku qëndron në atë që trangujt të jenë jashtzakonisht të ftohtë. Mbani rrathë të prerë trangujsh poshtë syve tuaj, rreth 5 minuta dhe efekti i ftohjes do të reduktojë ndjeshëm fryerjen.

Pini më shumë ujë

Ky sigurisht që është truku më i lehtë për të hequr rrathët e errët poshtë syve. Uji ndihmon për të hequr toksinat nga trupi dhe gjtihashtu ul sasinë e kripës e cila akumulohet poshtë syve. Nëse gjatë ditës nuk e mbani mend sa keni pirë ujë, instaloni ndonjë aplikacion në celularin tuaj që t’jua rikujtojë në bazë të rregullt, shkruan femra.net

Pastroni grimin nga fytyra

Edhepse kjo duket si një këshillë e rëndomtë, sigurohuni që të hiqni dhe pastroni mirë grimin nga fytyra. Përdorni preparate të caktuara kozmetike për pastrim të fytyrës, sidomos rreth zonës poshtë syve./ferma.net/

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark