Kështu ka thënë ministri boshnjak për Tregti të Jashtme dhe Lidhje Ekonomike, Mirko Sharoviq.
Ai për Vijesti.ba ka treguar se nga vendosja e tarifës 100 për qind, ekonomia boshnjake është dëmtuar dukshëm.
“Kjo mund të shihet nëse marrim për shembull katër muajt e parë të vitit 2019, kur kemi eksportuar produkte me vlerë 500 mijë euro, ndërsa në katër muajt e parë të 2018 kemi eksportuar mallra me vlerë 20 milionë euro”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Sipas Sharoviq, nëse tarifa 100 për qind nuk largohet deri më 1 korrik, atëherë kur do të mbahet samiti i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Paris, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia do të marrin në konsideratë futjen e modeleve të ndryshme të kundërmasave.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendoset tarifa doganore prej 100 për qind, mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.