×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    Insajderi
    30 November 2023 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar Policia e Kosovës.

    Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Gjakovë, një në Podujevë dhe një tjetër në Istog.

    Sipas Policisë rastet e ndodhura në Prishtinë, në Podujevë dhe njëri rast në Gjakovë, gratë kanë qenë cak i sulmeve fizike nga bashkëshortët e tyre.

    Rasti tjetër në Gjakovë ka qenë sulm ndaj një gruaje nga babai i saj, i cili sipas policisë ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndërsa në Istog një grua ka qenë viktimë e dhunës nga vëllau i saj, thuhet në raportin 24 orësh.

    Të gjith të dyshuarit janë intervistuar dhe për të dy rastet në Prishtinë vendim të prokurorit janë liruar ndërsa për rastet tjera janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.

    Rastet nga raporti i policisë:

    Prishtinë 29.11.2023 – 17:30.  “Dyshohet se dy të dyshuar –bashkëshort,  një mashkull  dhe një femër kosovare janë përfshirë në rastin e më sipërm. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

    Prishtinë   29.11.2023 – 18:00.   “Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt”.

    Podujevë 29.11.2023-11:30.  “Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka dëbuar nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

    Istog  29.11.2023 – 20:10.   “Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas”.      

    Gjakovë  29.11.2023 – 19:00. “Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti  i saj i dyshuari mashkull kosovar-nën ndikim të alkoolit,   i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”.

    Gjakovë  29.11.2023 – 01:00. “Viktima  mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij i dyshuari mashkull kosovar – nën ndikim të alkoolit  e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark