×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Insajderi
    01 May 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje.

    Një rast është raportuar në Drenas, dy në Prishtinë dhe nga një rast në Lipjan, Malishevë dhe Gjakovë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

          Gllogoc  30.04.2024 – 20:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·         Lipjan  30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·         Prishtinë 30.04.2024 – 11:25. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se vazhdimisht është duke pasur dhunë psikike nga vajza e saj. E dyshuara është sjellë në polici ku ka refuzuar të deklarohet. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

    ·         Prishtinë  30.04.2024 – 10:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se para një muaji, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.

    ·         Gjakovë 30.04.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ·         Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF  dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark