Midis turneve, krijimit të muzikës së re, pjesëmarrjes në ngjarjet e tapetit të kuq dhe pushimeve me të dashurin e saj, Anëar Hadid, as të qenit një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë, mund ta shpërqendrojë Dua Lipën nga përkushtimi që ka bërë për t’u kujdesur për lëkurën e saj.
Sigurisht, si shumica e personazheve të tjerë të famshëm, çehrja pothuajse e përsosur e këngëtares “Future Nostalgia” mund t’i atribuohet thjesht bekimit të saj me gjene të mira, por ka ende shumë përpjekje për rutinën e saj të përditshme të bukurisë.
Ajo preferon që të mos vë grim sa më shumë që mundet.
Përvec se kur ka evente të rëndësishme, paraqitje në skenë dhe videoklipe, Dua Lipa zakonisht nuk vë grim në përditshmërinë e saj.
“Mundohem të mos vë grim në ditët që nuk kam nevojë, por nëse duhet më merr vetëm 15 minuta”, tha ajo për ELLE UK. “Përdor fondatinë dhe concealer, maskarë, hijë të syve, bronzer dhe dal nga shtëpia”.
Ajo është e zellshme për të hequr grimin kur bëhet gati për gjumë.
As të qenit një superstar global nuk mund ta ndalojë Lipën të bëjë rutinën e saj të kujdesit të lëkurës gjatë natës. Këngëtarja zbuloi në një intervistë të mëparshme me Stylist se ajo është e vendosur për të mbajtur lëkurën nën kontroll, duke iu përkushtuar një rutine mëngjesi dhe nate që të dyja përfshijnë disa produkte dhe përbërës aktivë.
Nuk del nga shtëpia pas SPF.
Lipa e di se asnjë rutinë e kujdesit të lëkurës gjatë ditës nuk është e plotë pa pak SPF. Ajo i shpjegoi Stylist-it se, pasi më parë e kishte vënë vetëm me raste, ajo filloi të aplikonte çdo ditë mbrojtje nga dielli në të njëzetat e hershme, kur filloi të kujdesej më mirë për lëkurën e saj.
Ajo përdor një mjet të pazakontë në rutinën e saj të bukurisë.
Kush e dinte se diçka aq e thjeshtë sa një furçë dhëmbësh mund të kishte kaq shumë përdorime alternative?
Këngëtarja i tha Allure se ka shumë furça dhëmbësh në dorë gjatë gjithë kohës, jo sepse është aq e përkushtuar ndaj higjienës orale, por sepse ajo zakonisht përdor çdo furçë dhëmbësh për hir të bukurisë së saj personale, duke përfshirë eksfolimin.
Ajo i adhuron tretmanët e fytyrës.
Edhe në mes të orarit të saj të ngjeshur, Lipa gjen kohë për të bërë një tretman kur e ndjen të nevojshme. “Në Londër, unë shkoj në një vend të quajtur Pfeffer Sal çdo disa muaj,” tha ajo. Madje, Lipa provoi edhe trajtime speciale si mikrogjilpëra.
Ajo rrallë i shkul vetullat.
Lipa ka vetulla të plota në mënyrë natyrale, të cilat, fatmirësisht, nuk ranë kurrë viktimë e fenomenit të shkuljes së tepërt në fillim të viteve 2000. Kjo mund t’i atribuohet më së shumti afërsisë së saj me Gen Z, por edhe një prej rregullave të vjetra të nënës së saj.