So, gjashtë vjet më parë, Majlinda Kelmendi shkroi historinë duke fituar medaljen e parë të artë olimpike.
Ajo arriti t’i mposhtë kundërshtarët e saj një nga një në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, derisa në finale triumfoi ndaj italianes Odette Giuffreda.
Këtë sukses, xhudistja pejane e arriti në kategorinë deri në 52 kilogramë.
I gjithë opinioni botëror sportiv dhe në Kosovë foli për këtë arritje historike të Kosovës qysh në debutim në Lojërat Olimpike.
Pas këtij suksesi historik, Majlinda Kelmendit iu rezervua pritje madhështore në Prishtinë ku kampionia olimpike është parë shumë e lumtur.
Disa vite më vonë, në “Tokio 2020” të arta u shpallën edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.