×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Gjatë fushatës zgjedhore s’bëri zë, tash Naser Ramdani kërkon shtrëngim të masave

    Insajderi
    04 March 2021 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që prej ditës kur nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, rezultatet e të cilave u certifikuan sot, Drejtorit i Institutit të Shëndetit Pubikë të Kosovës, Naser Ramadani, s’kishte bërë asnjë thirrje për respektim të masave ndaj atyre që po i shkelnin ato, shkruan Insajderi.

    Por, kur zgjedhjet përfunduan, dhe numri i raste me Covid-19 po rritet si pasojë e tubimeve të politikanëve, Ramdani u bë i gjallë.

    Ai sot ka kërkuar masa më rigoroze, si dhe kufizim të aktiviteteve.

    “Numri i rasteve pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mosrespektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve, me kuzimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha sot Ramadani, gjatë mbledhjes që mbajti Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Por, Ramadani duket se ka harruar që ishin vetë ata që lehtësuan masat gjatë kohës së fushatës, duke mos u shqetësuar për jetën e qytetarëve.

    Kur shtetet e botës ishte ngritur në këmbë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për qytetarët e tyre, Qeveria lehtësoi masat, ndërkohë festat e partive politke s’po ndaleshin në sheshet sheshet e komunave.

    Ministria Shëndetësisë, IKSHPK po heshtnin nga larg duke mos marr mundin as t’i dënonin sikurse që bënin me qytetarët për mos mbajtjen e maskave.

    Ndonëse, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, thotë se shkelja e masave antiCovid vlen për të gjithë, përfshirë edhe personat që bartin përgjegjësi politike e publike.

    “LIGJ PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, vlen për të gjithë, përfshirë edhe personat që bartin përgjegjësi politike e publike”

    Edhe përkundër këtij ligji, Policia e Kosovës nuk shqipëtoi asnjë gjobë ndaj politikanëve të cilët shkelën masat antiCovid-19 gjatë zgjedhjeve.

    Lexo edhe:

    Pas 14 shkurtit, zyrtarët e shtetit u kujtuan t’i mbajnë dy takime për të diskutar për gjendjen epidemiologjike në vend.

    Kur efekti i tubimeve politike doli në pah, dhe kur Kosova po shënon çdo ditë afro 600 raste nga Covid-19, Naser Ramadani dhe të tjerët kthyen sytë nga virusi vdekjeprurës që gjatë fushatës ia hapin “dyert” e rritjes.

    Kosova aktualisht ka 71 mijë e 344 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 627 të vdekur./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark