×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjatë kontrollit në një autobus në Merdare policia gjen revole në valixhen e një udhëtari

    Insajderi
    12 March 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë me 28 copë fishekë në Merdar.

    Në pikë kalimin kufitar në Merdar në hyrje të Republikës së Kosovës, policët kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një udhëtari mashkull kosovar kanë hasur në një revole (me gas) me 28 (njëzetetetë) copë fishekë.

    “Lidhur me rastin me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se personi i dyshuar lirohet pas intervistimit, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark