×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjenden 160 fishekë afër një koshi të mbeturinave në Prishtinë

    Insajderi
    11 September 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    160 fishekë të kalibrit të panjohur janë gjetur afër një koshit të mbeturinave në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.

    Rastin në polici e ka raportuar një grua.

    Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar municionin.

    “Rr. Rasim Kiçina, Prishtinë 10.09.2023 – 09:15. Dëshmitarja f/kosovare ka raportuar se afër koshit të mbeturinave ka vërejtur një sasi municioni-fishekë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë 160-fishekë kalibër i panjohur, të cilët janë konfiskuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark