×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjenden eshtra në Prekaz, mund të jenë të personave të zhdukur

    Insajderi
    20 November 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz kanë zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

    “Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni në Facebook.

    “Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

    “Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”.

    Njoftimi shtesë:

    Njoftim: Vazhdojnë gërmimet në Prekaz të Skenderaj edhe sot.

    Ekipet edhe sot kanë hasur në eshtra (mbete mortore) që potencialisht i përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark