Insajderi
Lajme

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Insajderi
15 August 2026 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se janë gjetur mbetje eshtërore edhe të tre individëve në Kalludër të Zubin Potokut gjatë gërmimeve.

Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Fsh. Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Me datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre (3) individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik. Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark