Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se janë të një shqiptari të vrarë në luftë – Insajderi
×
Insajderi

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se janë të një shqiptari të vrarë në luftë

Insajderi
22 May 2023 - 18:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot (e hënë) ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë dhe sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar të vrarë e më pas të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi për KosovaPress se duhet të priten procedurat e tjera deri në marrjen e raportit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark