Insajderi
Lajme

Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

Insajderi
14 July 2026 - 09:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i dyshimit për monedha të falsifikuara është raportuar në Çagllavicë të Graçanicës, pasi një punëtor i një banke ka njoftuar se gjatë kontrollit të një bankomati ka hasur në para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shumën prej 573 eurosh, të cilat janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës për ekzaminime të mëtejshme.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa pritet që analizat forenzike të përcaktojnë nëse monedhat janë të falsifikuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark