×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gjenden të vrara dy modele amerikane, dyshimet për një vrasës serial

    Insajderi
    20 September 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy modele janë gjetur të vdekura brenda 48 orëve në Los Angeles, gjë që ka ngritur dyshimet e autoriteteve për mundësinë e një vrasësi serial që tashmë po qarkullon i lirë.

    Nichole ‘Nikki’ Coats e Malisa Mooney, 31 dhe 32 vjeç u gjetën pa jetë në zona të ndryshme të LA, dhe të dyja janë viktima të krimeve të dhunshme.

    Familjarët e tyre janë pothuajse të sigurt se një vrasës serial është përgjegjës për krimet, ndonëse provat janë ende të paqarta.

    Të afërmit e Nichole Coats e gjetën trupin pas 2 ditësh, pasi vajza nuk përgjigjej në telefon. Vdekja e saj cilësohet e dyshimtë dhe priten ende përgjigje nga mjekësia shkencore.  Dy ditë më vonë, 5 km më larg, u gjet e vrarë në një apartament luksoz Malisa Mooney. Edhe në këtë rast të afërmit u shqetësuan, pasi ajo nuk përgjigjej prej ditësh në telefon.

    Alarmi tek autoritetet u ngrit nga tezja e ‘Nikki’, e cila tregon se mesazhi i fundit që mori nga bukuroshja ishte “është një maniak në qarkullim”.

    Vdekja e dy vajzave të reja vjen pas një raporti të Bashkisë së Los Angeles për shkallën e lartë të krimit me të cilin përballen gratë me ngjyrë, edhe pse statistikat e përgjithshme të krimit në qytet po zvogëlohen. Duke cituar të dhënat e policisë, raporti vuri në dukje se gratë me ngjyrë përfaqësojnë vetëm 4.3 për qind të popullsisë së qytetit, por përbëjnë 25-33 për qind të viktimave të dhunës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark