×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendet i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit, Fadil Syla

    Insajderi
    15 January 2021 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka ndërruar jetë Fadil Syla, polici i Njësisë së Antiterrorizmit të Kosovës.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    “Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Raporti thotë se “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”.

    “Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull”.

    Ndryshe, ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë.

    Syla ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, ndërsa i ndjeri gjatë asaj kohë ka qenë në gjueti së bashku më djalin e axhës së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark