×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur një 56 vjeçar në banesën e tij në Fushë Kosovë

    Insajderi
    26 April 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjetur i vdekur një 56 vjeçar në banesën e tij, në rrugën Dardania në FushKosovë.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci tha se mjekët emergjent e kanë konfirmuar se viktima 56 vjeçar ishte pa shenja jete në banesën e tij.

    Ndërkohë që policia po e trajton të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    “Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Koaovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark