×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

    Insajderi
    20 November 2023 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjendur i vdekur në banësën e tij në Prishtinë paraditën e së dielës.

    Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

    Trupi i viktimës, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark