×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet pa shenja jete një 42 vjeçar në Deçan

    Insajderi
    09 May 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Baballoq të Deçanit.

    Rastin për Insajderin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova teksa shtoi se rasti po hetohet nën dyshimin “hetim i vdekjes”.

    ”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982″, tha ai.

    Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion, bëri me dije Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark