×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjendje e rëndë në Pallatin e Drejtësisë – Prokurori pëson sulm, ndërsa punëtori administrativ humb ndjenjat

    Insajderi
    26 August 2022 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm të hënën e 22 gushtit, dy personave, një prokurori dhe një punonjësi administrativ iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore, shkak po del të jetë mungesa e sistemit të klimatizimit të objektit në Pallatin e Drejtësisë, shkruan Insajderi.

    Gjendja e prokurorit ishte më e rënduar, i njëjti ka pësuar edhe sulm në tru.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënës i Prokuroria Speciale, Ekrem Lutfiu.  

    “Ju konfirmoj se me datë 22.08.2022, rreth orës 10:00, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kemi pasur dy raste të keqësimit të gjendjes shëndetësore, njëri nga stafi administrativ për të cilin është kërkuar ndihma urgjente mjekësore pasi që i ka humbur ndjenjat, ndërsa personi tjetër nga radhët e prokurorëve, të cilit i janë paraqitur kok dhembje të intensitetit të lartë, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim, ku më pas është konfirmuar se ka pasur një sulm në tru të intensitetit të ulët, për fat të mirë është intervenuar me shpejtësi gjë që ka bërë të i shpëtoj sulmeve të mundshme me pasoja më të rënda”, ka thënë Lutfiu për Insajderin.

    Gjatë ditës së djeshme edhe Burim Neziraj, kryetar i Këshillit Grevist në Prokurorinë Themelore në Prishinë, ka thënë se gjendja e objektit në këtë prokurori është e rëndë, gjë që po shkakton probleme në shëndetin e gjithë stafit, ku përmendi edhe rastin e prokurorit.

    “Ne që tri ditë e kemi fillu këtë protestë, me qëllim të përmirësimi të kushteve të punës. Ne në këtë situatë vere, në këtë të nxehtë ne po ballafaqohemi me shumë probleme, kryesisht me ajrim. Ajri nuk është i mjaftueshëm, nuk ka ventilim të mjaftueshëm, pothuajse nuk është funksional, është një problem tjetër klimatizimi. Temperaturat në dhomë krijohen deri në 35 gradë sipas regjistrimeve që i kanë bërë vetë aparatat që janë në zyrë, është një temperaturë që po na shkakton përkeqësim të gjendjes shëndetësore të stafit, duke përfshirë edhe prokurorë edhe zyrtarë”, tha Neziraj.

    Madje ai shtoi se probleme shëndetësore kanë pasur mbi 10 punonjës të stafit, me alivanosje dhe humbje të ndjenjave e hipertension, ku është dashur të kërkohet ndihma urgjente e mjekësisë.

    Edhe sot stafi mbështetës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionomin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark