Nënkalimi te rrethi, i njohur si “Te Ismeti” është në gjendje të tmerrshme dhe mund të rrezikohet jeta e qytetarëve.
Si pasojë e reshjeve të shiut, gjendja në këtë nënkalim është rënduar më shumë.
Në këtë nënkalim ka sasi të konsiderueshme të ujit dhe mund të kalbet dërrasa që shërben për të kaluar qytetarët. Po ashtu, ky nënkalim është në gjendje të keqe edhe sa i përket mirëmbajtjes.