Për “Zonjën e vjetër” nuk ka paqe. Telashet për lojtarët e Juventusit duket se nuk kanë të mbaruar. Kësaj here është Nikolo Faxholi, ai që ka tërhequr “vëmendjen” e Prokurorisë të Torinos.
Sipas mediave italiane mbrojtësi i datëlindjes 2001 ka vendosur baste në platforma të jashtëligjshme.
Nëse një akuzë e tillë do të konfirmohej atëherë për të riun do të ishte një goditje e rëndë sa i përket karrierës sportive pasi do të dënohej deri në tri vite larg aktiviteteve sportive.
Lojrat e fatit në vetvete nuk janë një shkelje për rregullat e shtetit italian, por praktikimi i tyre nga ana e disa kategorive (mes tyre renditen edhe futbollistët) është e ndaluar nga rregulloret e Federatës Italiane të Futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s.
Sipas “La Stampa”-s futbollisti i Juves është marrë në pyetje për këtë çështje dhe duket se shumë shpejt organet kompetente do të marrin një vendim.