Problemet me të cilat përballen personat që vuajnë nga keqfunksionimi i gjendrës tiroide, operimi dhe ekografia si dhe efektet anësore shtjellohen specifikisht për Insajderin nga endokrinologia, Violeta Osaj.
Insajderi
Gjëndra tiroide është gjëndër endokrine e vendosur ne pjesën e përparme të poshtme të qafës dhe ka formën e një fluture, hormonet të cilat prodhohen nga kjo gjëndër bëjnë kontrollimin e metabolizmit dhe proceset me të cilat përdoret energjia.
Në këtë listë hyjnë rrahjet e zemrës, Sistemi nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, ciklin menstrual dhe muskujt.
“Gjëndra prodhon hormonet T3 T4 që përmes këtyre hormoneve drejtohet metabolizmi qelizor , çdo qelizë e organizmit ka vendveprim për hormonet e tiroides këtu lind roli jetik i këtyre hormoneve”, tha endokrinologia, Violeta Osaj për Insajderin.
Problemet e gjëndrës tiroide ndahen në tre lloje më të shpeshta, hypotiroidizëm, hypertiroidizëm dhe formacione nodulare.
“Problemet me te shpeshta te tiroides janë çrregullimet e funksionit ku hyn mungesa e hormoneve që njihet si hypotiroidizem , prodhimi i tepërt i hormoneve qe njihet hypertiroidizem dhe formacionet nodulare”, tha Osaj në vazhdim.
Në grupin e patologjive të qendrës tiroide hyn edhe tiroiditi Hashimoto, ku manifestohet me lodhje, shtim peshe, infertilitet, luhatje disponimi, ngadalësim fizik etj.
“Varësisht prej cilës patologji kemi edhe pasqyre te ndryshme klinike. Te hypotiroidizmi shkaktari me i shpeshë eshte tiroiditi Hashimoto pasqyra klinike lodhje plogështi shtim peshe përgjumje infertilitet konstipacion luhatje disponimi ngadalsim fizik dhe psiqik”, tha endokrinologia.
Endokrinologia Osaj tregoi edhe për mënyrën e diagnostikimit të këtyre çrregullimeve dhe gjithashtu për mënyrën e trajtimit.
“Diagnostikimi behet përmes analizave laboratorike ku kërkohen hormonet e tiroides për të parë funksionin e saj, ndërkaq trajtimi është medikamentoz në përcjelljen e endokrinologut”, shtoi ajo për Insajderin.
Noduset janë ‘pikënisja’ nga ku edhe fillojnë dyshimet se nevojitet kirurgji.
“Indikacionet me te shpeshta per kirurgji jane noduset .Permes ekografis ne percaktojm cilat noduse shkojn ne biopsi dhe ne baze te rezultatit te biopsis vendosim a do ti nenshtrohen kirurgjis apo do te percillen ne vizita te rregullta me ekografi”, pohoi endokronologia.
Në rast se gjëndra tiroide operohet, dhe hiqet, terapia është e përjetshme dhe duhet të përcillet nga specialistë të endorinologjisë.
“Pas heqjes se gjëndrës terapia shkon tërë jetën hormonale zëvendësuese dhe përcillet nga specialisti endokrinolog dozimi i terapis”, tha ajo tutje.
Kurse gratë shtatëzëna duhet të përcjellin gjëndrën tiroide tek endokrinologët që shtatëzania të shkoj pa probleme dhe zhvillim të fetusit.
Efektet anësore të operimit të tiroides, sipas endokrinologes janë gjakderdhja, dëmtimi i nervit laringeal, por, ndodhin shumë rrallë.
“Efektet anësore te operimi i tiroides janë gjakderdhja, demtim i nervit laringeal dhe pas heqjes së paratiroideve mirëpo janë efekte anësore që ndodhin shumë rrallë dhe të papërfillshme atëherë kur dyshimet janë reale për malinjitet”, përfundoi endokrinologia.
Në Amerikë, pothuajse 5% e popullsisë ‘vuajnë’ nga problemet me gjëndrën tiroide, dhe deri më tani kjo gjendje është vetëm e trajtueshme, por, pa kurë.