Është sidomos koha pas ndonjë ndarje nga partneri që na bënë të mendojmë për gabimet që janë bërë gjatë lidhjes. Ne lëmë fajtor vetën apo partnerin, por ndoshta janë disa gjërë që duhet analizuar, për të parë nëse kemi bërë gjënë e duhur në lidhje.
Për të forcuar lidhjen, preferohet që cifti të ketë disa rregulla në një lidhje, dhe duhet t’i zbatokë ato në mënyrë që mos të përballeni me probleme.
Pasioni dhe Intimiteti
Në një marrëdhënie të shëndetshme ka nivele të larta të pasionit dhe momente intensive të intimitetit. Ju të dy duhet të jeni të gatshëm çdo herë të gjeni gjuhën e komunikimit në këtë aspekt . Nuk duhet shikuar vetëm dëshira e njërit,sepse në këto raste çdo herë lëndohet tjetri.
Dashuri e pakushtëzuar
Dashuria është mjaftë me vlerë,nuk ka çmim që mund të paguaj atë . Ju duhet të dashuroni shumë pavarësisht se ndonjëherë në qifte,ndërhyn ndonjë faktor i jashtëm .Ju duhet çdo herë të doni dikë për atë që është,jo për atë që duhet të ishte.
Respekt dhe Vëmendje për njëri tjetrin
Respekti në një lidhje është mbi të gjitha .Respekti është përkushtim për njëri tjetrin,e tregon karakterin e personit dhe i respektuar tregohesh nëse 100% je i hapur dhe i sinqertë ne qifte, shkruan Higherperspective.com
Vëmendja më tepër është vlerësim .Ta keni vëmendjen tek partneri juaj e krijon besimin tek ai/ajo çdo herë .Madje kjo shihet qartë nëse ju përballeni me probleme dhe partneri e ka vëmendjen tek ju,do të thotë shumë,pra,është një forcë mjaftë e madhe.
Aventurat dhe momentet e vlefshme
Aventurat spontane në qifte pothuajse janë më të mirat.Prandaj është mirë të eksploroni një qytet të ri duke e ndjerë më zemër .Në një aventurë së bashku ju keni mundësin të ruani momente të vlefshme në jetën tuaj,momente që mund ti thurni disa fotografi dhe të mbesin si kujtimi më i mirë i jetës.