×
Show / Fashion

Gjërat që nuk i dini për venat

Insajderi
01 March 2019 - 10:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në stinën e pranverës dhe verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve.

Zbuloni disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund të kurohen. Shfletoni galerinë…

  1. Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton varicet

Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variceve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes.

  1. Nuk janë thjesht një problem estetik

Koncepti më i zakonshëm është se varicet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thonë ekspertët.

Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës.

  1. Janë gjenetike

Por mos fajësoni asnjë prej prindërve tuaj. Ju mund të trashëgoni këto tendenca nga të dyja anët e familjes, dhe kjo mund të kalojë edhe një brez.

  1. Varicet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë

Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen.

Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark