Gjermanët humbin besimin te ShBA-ja me zgjedhjen e presidentit Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermanët humbin besimin te ShBA-ja me zgjedhjen e presidentit Trump

    Insajderi
    20 January 2017 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Betimi i Presidentit të ri amerikan ka rrëmbyer vëmendjen e botës. Por edhe pse asgjë nuk e pengon tashmë vendosjen e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjermanët ende e kanë të vështirë ta besojnë se Amerikën do ta drejtojë biznesmeni kontravers.

    Kjo vlen si për politikanët, ashtu edhe për popullsinë. E vetmja që sheh dritë në fund të tunelit është ekonomia.

    Sipas një hulumtimi të bërë nga një institut i quajtur “Diamp”, në Gjermani tregon, se me fitoren e Trump-it ka rënë dukshëm besimi i gjermanëve ndaj ShBA-ve, shkruan Deutsche Welle.

    Përpara zgjedhjeve, një në dy gjermanë e shihnin ShBA si partner të besueshëm. Tani, shifra ka mbërritur një në pesë.

    Mosbesimi i referohet të gjithë sistemit politik të Shteteve të Bashkuara, i cili bëri të mundur Trumpin. Në mënyrë të veçantë shihet me shqetësim mbërritja e një njeriu të tillë në një pozicion kaq të pushtetshëm, sepse prej tij mund të ndihen të inkurajuar edhe politikanë të tjerë popullsitë.

    Të gjithë presin të shohin çfarë qëndrimi do të mbajë Trump ndaj  NATO-s.

    Ndërkohë, pavarësisht kërcënimit të republikanit për gjobat doganore dhe frenimin e tregtisë së lirë, 64 përqind e drejtuesve në ekonominë gjermane shohin mundësi për sipërmarrjet e tyre me qeverisjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark