Insajderi
Botë

 Gjermania del me një thirrje për NATO-n

Insajderi
08 October 2022 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
 Gjermania del me një thirrje për NATO-n
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja gjermane e mbrojtjes i ka bërë thirrje NATO-s të marrë më shumë masa më shumë për të forcuar sigurinë, sipas The Guardian.

“Ne nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”, tha ajo.

Christine Lambrecht tha se Rusia ka kërcënuar Lituaninë për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe se këto kërcënime duhet të merren seriozisht. Duke folur gjatë një vizite në trupat gjermane të dislokuar në Lituani, Lambrecht tha:

“Fakti është se NATO, duhet të bëjë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit. Kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë ndaj Lituanisë, e cila vetëm po zbatonte sanksionet europiane në kufirin me Kaliningrad. Ky nuk është kërcënimi i parë dhe duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi./abcnews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark