Insajderi
Biznes

Gjermania do të kontribuojë me 42 % më shumë në buxhetin e BE

Insajderi
15 June 2020 - 12:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjermania do të kontribuojë me 42 % më shumë në buxhetin e BE
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria federale zbuloi planet e buxhetit në përgjigje të një pyetjeje në parlament nga politikani i FDP, Gerard Ullrich, botuar nga gazeta ”Die Welt”.

Shifra është e bazuar në propozimin aktual të Komisionit Evropian për Kuadrin Financiar Shumëvjeçar (MFF) për periudhën nga 2021 deri në 2027.

Sidoqoftë, propozimi duhet të negociohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Nëse rritja e propozuar mbetet e njëjtë, deri në vitin 2021, atëherë Gjermania do të paguante mesatarisht 13 miliardë euro më shumë në buxhetin e BE-së çdo vit.

Vitet e fundit, qeveria ka transferuar mesatarisht 31 miliardë euro në Bruksel çdo vit.

Sipas raportit, shifrat e qeverisë janë indikative.

”Qeveria gjermane nuk është ende në gjendje të thotë se sa i lartë mund të jetë kontributi neto gjerman në të ardhmen, pasi propozimi i Komisionit Evropian kishte mungesë të informacionit vendimtar në lidhje me këtë”, thuhet në media.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark