×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjermania e prerë me Serbinë: Pa e njohur Kosovën nuk mund të anëtarësoheni në BE

    Insajderi
    19 January 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka thënë emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, raporton Insajderi.

    Kjo, tha ai, është pozicioni i Gjermanisë, në një intervistë për median opozitare serbe “Nova.rs”, derisa shtoi edhe kushtet e tjera si liria e medias dhe demokracia.

    Bashkimi Evropian udhëheq negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e domosdoshme të ketë një marrëveshje mes palëve “sa më parë”, tha Sarrazin.

    Sarrazin pati përgjigje edhe për diskursin e ashpër serb ndaj dendrometer gjermane, si dhe deklarimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se “nuk i besoj Gjermanisë”.

    Emisari special tha se sa i përket epilogut të dialogut pozicioni i Gjermanisë gjithmonë ka qenë “tejet i qartë”, përcjell Insajderi.

    “Kur Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin derisa rikujtoi mesazhin e kancelarit federal gjerman teksa vizitoi për herë të parë Beogradin.

    “Këtë e tha shumë qartë Olaf Scholz kur vizitoi Serbinë qershorin e kaluar”, u shpreh Manuel Sarrazin.

    Çfarë po i kërkon Scholz në të vërtetë Vuçiqit, dhe pse lufta e ashpër serbe ndaj Gjermanisë?

    Gjermania kohëve të fundit ka dërguar mesazhe të qarta në Beograd që të ndalojnë kritikat dhe fjalët e ashpra ndaj shtetit të tyre. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, megjithatë, s’ka të ndalur, raporton Insajderi.

    Instituti gjerman “Friedrich Ebert Foundation” hartoi statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për çka Vuçiq tha se “shpërtheva në inat” dhe lëshoi një seri edhe më të madhe kritikash ndaj Berlinit.

    Në sfondin e konfliktit të hapur me Gjermaninë, që ka vazhduar që nga largimi i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, siç shprehet analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiq, është frika se Gjermania do të ndikojë që fondet e Bashkimit Evropian të jenë të mbyllura për Serbinë.

    Jo për shkak të Kosovës, as për shkak të Ukrainës, por për shkak të sundimit të saj autoritar, demokracisë së rrënuar dhe mungesës së shtetit ligjor, thotë ai.

    Në emisioni “Cirilika” në Tv Happy, televizion ky propagandistik serb, Vuçiq foli për faktin se u informua nga instituti gjerman se kanë hartuar statutin e Asociacuionit.

    “U çmenda nga inati, veçanërisht sot kur u informova nga Friedrich Ebert Foundation – kemi hartuar statutin e Asociacionit – OJQ-ja gjermane na thotë neve se cilat do të jetë kompetencat e Asociacionit. Kush jeni ju, çfarë kompetenca ose lidhje keni ju me popullin serb”, ka thënë Vuçiq.

    “Çfarë ka të bëjë Friedrich Ebert me këtë, kush jeni ju të merreni me këtë”, pyeti Vuçiq.

    “E di se do të më sulmojnë për këtë çfarë po them, çfarë keni për të propozuar, është çështje për serbët dhe shqiptarët nëse s’është e dikujt tjetër, çfarë keni ju të ndërhyni se me atë se çfarë serbët mund të bëjnë në komunat e tyre”.

    Më pastaj u lëshua në kritika ndaj Gjermanisë, shtetin që dikur e ngriste në parajsë gjatë kohës së Angela Merkel.

    Problemi lindi me ardhjen e kancelarit të ri, Olaf Scholz, i cili erdhi në Serbi në fillim të mandatit të tij dhe me atë rast kërkoi me forcë që Serbia t’i bashkohet sa më shpejt sanksioneve kundër Rusisë dhe më pas publikisht vendosi një kusht për Vuçiqin “për herë të parë” – njohje reciproke e Serbisë dhe Kosovës.

    Kjo u pasua nga disa takime më pak të këndshme me Ministren e Jashtme gjermane, Analena Berbock.

    Pastaj ishte propozimi gjermano-francez për zgjidhjen e problemit me Kosovën, i cili kërkon miratimin e Serbisë për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë në Kombet e Bashkuara.

    “Mosmarrëveshje” të shpeshta ka edhe mes kryeministres serbe Ana Brnabiq dhe raportueses së Parlamentit Evropian Viola von Kramon, e cila, ashtu si Analena Berbok, është anëtare e të Gjelbërve gjermanë.

    Për të gjitha këto, deklarata e fundit e presidentit serb se nuk u beson gjermanëve nuk është befasuese.

    Duke folur për planin gjermano-francez, Vuçiq tha se Amerika sigurisht që po përpiqet të gjejë një zgjidhje dhe se ata nuk duan konflikt, por se nuk u beson të tjerëve.

    “Unë nuk u besoj gjermanëve, por asgjë kur bëhet fjalë për Kosovën”, tha Vuçiq në atë kohë./Insajderi/

    Çfarë po i kërkon Scholz në të vërtetë Vuçiqit, dhe pse lufta e ashpër serbe ndaj Gjermanisë? – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark