Akuzat për përdhunim dhe abuzimi seksual nga emigrantët në Gjermani, kanë bërë që shteti gjerman të paraqes një faqe interneti të veçantë me qëllim edukimin e emigrantëve të sapoardhur për vlerat seksuale evropiane dhe shëndetin riprodhues.
Faqja e internetit, me titull “Zanzu: Trupi im me fjalë dhe imazhe,” u ndërtua nga Ministria e Shëndetësisë të Gjermanisë në fund të shkurtit.
Portali është në dispozicion për 12 gjuhë, përfshirë anglishten, frëngjishten dhe arabishten, dhe është projektuar për t’i “dhënë emigrantët, të cilët kanë pak kohë që kanë ardhur në Gjermani, mundësi të informohen mbi shëndetin seksual dhe riprodhues”, citon portali gjerman The Local, raporton Insajderi.
Zanzu ofron një vështrim të detajuar në të gjitha aspektet e jetës seksuale, duke prekur dy çështje, atë fizike dhe juridike.