Insajderi
Botë

Gjermania paralajmëron Britaninë rreth pasojave nëse largohet nga BE

Insajderi
10 June 2016 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave të Gjermanisë, Ëolfgan Shauble, ka thënë se Britania e Madhe nuk do të mund të përfitojë nga tregu i vetëm evropian nëse vendos të largohet nga BE-ja.

“Kjo nuk do të funksiononte.  Kjo nënkupton që ata duhet t’i zbatojnë disa rregulla të një grupi, prej të cilit ata dëshirojnë të largohen” ka thënë ai.

“Nëse shumica e britanikve vendosin për shkëputje, atëherë kjo eshtë votë kundër një tregu të përbashkët. Nëse votojnë për të mbetur, atëherë ata janë pjesë e tregut.  Por, ne duhet respektuar sovrani e Britanisë,” ka thënë ai, njofton The Guardian.

Tregu i vetëm – në të cilin Zvicra ka qasje edhe pse nuk është pjesë e BE-së – garanton lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut të shteteve evropiane.

Këtë muaj, në Britani pritet të mbahet një referendum ku do të vendoset nëse Britania do të qëndrojë apo largohet nga BE-ja./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark