×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania shkatërron bandën e trafikantëve shqiptarë të drogës

    Insajderi
    11 November 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia gjermane ka vënë në pranga 6 të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

    Mediet në vend bëjnë me dije se operacioni për arrestimin e shqiptarëve u krye në dy zona, në Keupstraße dhe në Kalk.

    Policia gjermane arrestoi të rinjtë në banesat e tyre. Ndërkohë në banesën e njërit prej tyre policia sekuestroi 37 qese me kokainë gati për shitje.

    Të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike në brendësi të qytetit Neumarkt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark