×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Gjermania shmang rënien rekorde ekonomike më 2020 pavarësisht pandemisë

    Insajderi
    14 January 2021 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 5.0 për qind më 2020, çka përbën shifër më të vogël sesa është parashikuar, meqë masat e pashembullta qeveritare të ndihmës kanë ndihmuar në zvogëlimin e shokut të shkaktuar nga pandemia.

    Franca dhe Italia, që mbajnë vendet e dyta dhe treta respektivisht në Eurozonë, është parashikuar që të përballen me 9 për qind tkurrje më 2020.

    Të dhënat e së enjtes tregojnë sesi kriza me pandeminë është duke rritur dallimet brenda 19 vendeve anëtare që kanë për valutë euron.

    Zyra e Statistikave në Gjermani ka treguar se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm ka pësuar rënie për 5.3 për qind.

    “Ka qenë vit i katastrofës, mirëpo duke marrë parasysh se nga çka jemi frikësuar përgjatë vitit të kaluar, mund të themi se jemi përballur me ulje të lehtë”, ka thënë analisti, Uwe Burkert.

    Zyra e Statistikave ka thënë se rritja ekonomike ka stagnuar në çerekun e katërt, mirëpo ekzistojnë trende pozitive më 2021, çka nënkupton se Gjermania ka arritur të menaxhojë relativisht mirë valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

    Koalicioni qeveritar i kancelares gjermane, Angela Merkel ka miratuar një varg masash për t’iu ndihmuar kompanive dhe konsumatorëve në ekonominë më të madhe në Evropë.

    Në programet e ndihmës janë përfshirë: ndihma për likuiditet, skema për mbrojtje të vendeve të punës, ulje të taksave, dhënie të parave të gatshme dhe thirrje për investime afatgjata në infrastrukturë publike./rel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark