×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjest i madh i Gundogan, dhuron bonusin e Ligës së Kampionëve për klubin e fëmijërisë

    Insajderi
    08 June 2021 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilkay Gundogan nuk harron nga ka ardhur dhe bën një gjest të madh për klubin ku ka kaluar 10 vite të fëmijërisë, duke luajtur futboll.

    Mesfushori i Manchester City ka vendosur të dhurojë bonusin e tij për arritjen në finalen e Champions League për Hessler 06. Bëhet fjalë për rreth 300 mijë euro, që do të shkojnë për të ndërtuar një fushë me bar artificiale për klubin gjerman.

    “Jemi akoma shumë të lidhur me klubin, pasi kemi kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë këtu. Kur Ilkay dëgjoi se shumë fëmijë po largoheshin sepse nuk kishtë një fushë me bar artificial, ai u godit rëndë”, është shprehur xhaxhai dhe menaxheri i Gundogan.

    Autoritet në Gelsenkirchen do të kontribuojnë me 350,000 euro, për të realizuar projektin e Hessler 06. “Pa Ilkay, nuk do të ishim në gjendje të fillonim këtë projekt”, ka thënë kryetari i klubit, Rainer Konietzka.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark