Një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen Kastrioti – Tirana ndaj Florent Hasanit.
Tiranasit e fituan në frymën e fundit ndeshjen në udhëtim kundër Kastriotit. Kjo ndeshje u shoqërua me mjaft tension në fushë.
Cak i një gjesti skandaloz ishte edhe sulmuesi anësor kosovar Florent Hasani. Ai në minutën e 78’ u sulmua nga sulmuesi i Kastriotit, Çela. Ky i fundit iu vendosi duart në fyt duke e kërcënuar. Pamje të shëmtuara që nuk i bëjnë nder as atij, e as sportit.
Në fund Tirana iu gëzua tre pikëve të radhës. Florent Hasani në këtë ndeshje humbi një penallti, por luajti shumë mirë duke qenë gjithnjë kërcënues për portën kundërshtare.