Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

    Insajderi
    10 February 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti ka bërë së fundmi një bisedë me Rozana Radin, ku ka folur për lidhjen e fundit që ka pasur.

    Banori nga Kosova thotë se nuk ka shumë kohë që është ndarë, ndoshta rreth shtatë muaj.

    Teksa këngëtarja e pyeti nëse ka qenë i tillë edhe me të, Gjesti theksoi se nuk ka ndryshuar fare.

    “Gjithë kam qenë kështu. Kam bashkëjetuar deri vonë, që gjashtë shtatë muaj jam ndarë. Kam qenë në lidhje pesë vite”, u shpreh ai.

    Tutje derisa po fliste shtoi: “Femër më të fuqishme se di që kam takuar ndonjëherë, që ka mundur të më duroj. Jam prishur që gjashtë muaj, shtatë muaj aty diku. Nuk besoj se do të dalë njeri që të më duroj ashtu”.

    Gjesti ka thënë se ka ndihmuar tejet shumë në faza të ndryshme të jetës, edhe kur nuk ka pasur para.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark