Insajderi
Show

Gjesti: Për pak dola prej shtëpisë, një sekondë më ka shpëtuar, u çova dhe u fala

Insajderi
21 March 2025 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjesti: Për pak dola prej shtëpisë, një sekondë më ka shpëtuar, u çova dhe u fala
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.

Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor.

Ai e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.

Në një bisedë me Danja Kokën, artisti i thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga programi.

“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai.

Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, ai theksoi: “Ai sekondë ishte që u çova dhe jam falur”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark