Gjesti e ka bërë një ‘gjest’ brenda shtëpisë së BBVK3.
Ai ka hedhë Lelen brenda pishinës, ani pse përdorimi i pishinës është i ndaluar si dënim nga Vëllai i Madh.
Lela pas këtij akti të Gjestit u nervozua me të, ndërkohë që Mevlani po e ndihmonte atë të dilte nga pishina.
Ndërkaq banorët po flisin se duhet të vij zarf i zi për Gjestin pas këtij veprimi.