Insajderi
Biznes

Gjigandi botëror SPAR hap pikën e dytë në Prishtinë

Insajderi
20 June 2019 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hapet edhe pika e dytë në Prishtinë e gjigandit botëror të supermarketeve SPAR.

SPAR Kosova, duke parë kërkesët e mëdha të konsumatorëve që me hapjen e marketit të parë në lagjen Taslixhe, po vjen shpejt edhe me marketin e dytë me radhë, në lokacionin strategjik tė Rrugës C në kryeqytet.

Me fillimin e shtrirjes në Kosovë, SPAR, si rrjeti më i madh i supermarketeve në botë, e vendos  Kosovën në hartën globale, duke e bërë kėshtu shtetin e 49 në të katër kontinentet, të cilat tashmë ofrojnë për konsumatorët shumëllojshmërinë e produkteve të cilësisë më të lartë.

Aktualisht, në botë ka 13,115 markete të SPAR-it, të cilat përmbushin nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë.
SPAR Kosova synon të jetë supermarketi kryesor ushqimor nė treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes dhe duke u fokusuar në vlerat kryesore të cilat ky brend i promovon: freskinë e produkteve, shumëllojshmërinë, cilėsinë e pakrahasueshme dhe mbi të gjitha nivelin e lartë të kujdesit ndaj klientëve.

Pas hapjes së marketit të dytë, të premtën, me 21 qershor, duke parë kërkesën e jashtëzakonshme të konsumatorëve, SPAR shumë shpejtë do të jetë edhe më pranë tyre, me pikën e tretë në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark